Udhëto pa brenga, xhaminë e gjen me aplikacionin Ummah

September 16, 2019 No Comments
Xhamite-afer-jush

Padyshim të gjithë i duan udhëtimet, por për disa prej besimtarëve, ato mund të bëhen edhe sfidë për shkak të mungesës së xhamive ose vendeve për ta falur namazin, apo mungesës së informacionit se ku gjendet xhamia më e afërt.

Thuajse të gjithë e njohim ndjenjën e brengës dhe raskapitjes duke pyetur njerëz të shumtë e duke bredhur me orë të tëra rrugëve të ndonjë qyteti për ta gjetur ndonjë xhami që ta falim namazin. Bëhet akoma më acaruese kur jemi në presion të kohës për ta parë qytetin, për të kryer ndonjë punë, për ta falur namazin apo për ta zënë autousin, trenin ose aeroplanin e kthimit në shtëpi. 


Vegla ‘Xhamitë afër jush’ 

  • Ju kursen nga brengat dhe presioni për ta falur namazin brenda kohës
  • Ju kursen nga humbja e kohës dhe bredhja në kërkim të xhamisë më të afërt
  • S’keni nevojë ta pyesni askënd për xhaminë më të afërt
  • Ju shfaqë xhaminë më të afërt në hartë nga lokacioni juaj aktual
  • Ju shfaqë listën e të gjitha xhamive të qytetit dhe më gjerë, në mënyrë që të keni mundësi të faleni pranë vendeve që keni planifikuar t’i vizitoni


Me tiparin e ri të aplikacionit Ummah, ju e kurseni veten nga sfidat e zakonshme të udhëtimit. ‘Xhamitë afër jush’ ju mundëson ta gjeni shpejtë xhaminë më të afërt, ta falni namazin dhe të keni kohë edhe për ta shijuar qytetin, për të bërë biznes, e për t’u kthyer me kohë në shtëpi. 


Faleni namazin kudo që të jeni!


E tëra që duhet të bëni është që të klikoni te ‘Xhamitë afër jush’ brenda kutisë së veglave, ta lëshoni vendndodhjen në telefonin tuaj dhe të shkoni në xhaminë më të afërt që Ummah do ta gjejë për ju. 

Faleni namazin, shijojeni udhëtimin tuaj dhe jini mirënjohës për begatitë e Allahut!