Meet the new “for you” page

November 26, 2019 No Comments

Një pamje e re, në një shkallë krejt tjeter.

Ummah po sjell vazhdimisht veçori të reja për të përmbushur nevojat e komunitetit dhe për ta bërë aplikacionin të plotë. Sot po ju njoftojmë për ridizajnimin e faqes tuaj të preferuar. Faqja “për ju”.

Tash e tutje, do të ndjeheni sikur të keni një mik të afërm më shumë sesa një robot që përpiqet t’ju kujtojë të lexoni mbi fenë tuaj. Siç thotë feja jonë e bukur: ‘Mbi të gjitha gjërat e tjera, e vetmja gjë për të cilën përfitonë një person më së shumti në këtë botë dhe botën tjetër është një mik i përshtatshëm.’ Dhe ne punojmë shumë për të qenë miku që ju nevojitet.

Duke shtuar Thesarin e Përditshëm, ne ju japim përmbajtje të re dhe unike për të lexuar çdo ditë dhe përkujtime mbi fenë tonë të bukur. Ne i ndihmojmë njëri-tjetrit të nxerrim më të mirën prej njëri-tjetrit.

Ne gjithashtu shtuam seksionin ‘Mburoja e Muslimanit’ në të cilën, në varësi të rrethanave, ju e gjeni Dua-në e duhur për atë rast. Shënoni Dua-në tuaj të preferuar dhe lexojini ato në çdo kohë.

Në këtë faqe, ne gjithashtu shtuam seksionin e blerjeve. Tani produktet më të shitura nuk kanë qenë kurrë më afër. Ne i sjellim ato në majë të gishtave. Ne jemi të gatshëm që ju të blini çfardo nga produktet tona të shumëllojshëme hallall.

Dhe nëse doni të lexoni më shumë … ne jemi përkujdesur edhe për këtë.

Brenda kësaj faqe do të gjeni një përmbajtje të larmishme nga Kurani i Shenjtë dhe fjalët e arta të dijetarëve të mençur të bashkësisë Islame.

Vazhdoni të lexoni.

Dhe shumë më tepër.

Ummah po përmirësohet vazhdimisht duke ju sjellë veçori të reja. Në ditët e ardhshme, faqja e re “Për ju” do t’ju ndihmojë të qëndroni të përditësuar me ngjarje islamike, ngjarje të reja, përmbajtje unike dhe më shumë.