Mos lejoni që t’ju ikë asnjë ngjarje me rëndësi!

September 19, 2019 No Comments
Ummah-kalendari

Ummah vazhdimisht sjellë gjëra të reja të cilat i plotësojnë nevojat e besimtarëve dhe e bëjnë aplikacionin tonë edhe më të kompletuar. Një e tillë është edhe shtimi i kalendarit i cili përveç mënyrës gregoriane të llogaritjes së vitit, tashmë e ka edhe kalendarin hixhri. 

Për çfarë shërben kalendari?

  • Për t’i ditur ngjarjet më me rëndësi islame
  • Për të përkujtuar një ngjarje me rëndësi dhe për të nxjerrë mësime prej saj
  • Për të qenë të përgatitur për një sezon të rëndësishëm adhurimi
  • Për të parë kohën e mbetur deri tek një ngjarje e caktuar
  • Për të agjëruar ditët e bardha

Përdoruesit e kanë mundësinë që në kalendarin brenda aplikacionit Ummah t’i shohin ngjarjet kryesore islame, e po ashtu edhe kohën dhe numrin e ditëve që kanë mbetur deri në një ngjarje të caktuar me rëndësi.  Kjo ndihmon që besimtarët të jenë të përgatitur e të përqëndruar për rëndësinë e një sezoni adhurimesh, një ngjarje historike me rëndësi që duhet përkujtuar dhe nxjerrë mësime prej saj apo feste të caktuar islame.

Një tjetër adhurim vullnetar që shumë besimtarë duan ta bëjnë por u ikë duke mos e ditur kohën e saktë është agjërimi i ditëve të bardha të cilat janë ditët 13, 14 dhe 15 të çdo muaji sipas kalendarit hixhri, kur hëna është e plotë dhe sipas porosive profetike preferohet agjërimi vullnetar i këtyre ditëve.

 

“Agjëro nga muaji tre ditë sepse e vepra e mirë është sa dhjetë të tilla, ky është si agjërimi i gjithë kohës …” – Muhamedi (paqja qoftë për të)


Andaj, besimtarët që duan t’i agjërojnë ditët e bardha sipas muajit hënor, tashmë e kanë më të lehtë ta menaxhojnë këtë pjesë duke u orientuar dhe duke i shikuar në kalendar ditët që do t’i agjërojnë.

 

“Nëse agjëron nga muaji tri ditë atëherë agjëro ditën e trembëdhjetë, të katërmbëdhjetë dhe të pesëmbëdhjetë”. – Muhamedi (paqja qoftë për të)


Mos lejoni që t’ju ikë asnjë ngjarje me rëndësi! Përdoreni kalendarin e Ummah për të mesuar rreth ngjarjeve me rëndësi kohën e këtyre ngjarjeve, sezoneve të adhurimit, festave apo ditëve të bardha nëse dëshironi t’i agjëroni ato.