Pse e kemi shtuar Widget-in?

July 29, 2019 No Comments

Pse e kemi shtuar Widget-in?

 

Widgets janë një pjesë e rëndësishme e optimizimit të përmbajtjes së ekranit të telefonit tuaj. Ato paraqesin një verzion të përmbledhur të asaj se çfarë përmban një aplikacion në informatat dhe funksionalitet kryesore të cilat janë të çasshme për përdoruesin në telefonin e tyre. Përdoruesit mund ti vendosin këto vegla në ekranin e tyre si dhe ti përshtatin sipas preferencave të tyre.

 

Cilat janë përfitimet kryesore për përdoruesin e Widget-it?

Teknologjia moderne është duke i dizajnuar komponentat e saj në atë mënyrë që ta optimizojë dhe lehtësojë përdorimin e pajisjeve nga përdoruesit e tyre. Widget-et paraqesin një komponentë të rëndësishme që synon t’i shërbejnë këtij objektivi. Më poshtë janë 4 nga përfitimet kryesore që një perdorues do t’i ketë nga përdorimi i widget-eve:

  1. Çasje e shpejtë në aplikacion.
  2. Ruajtje të baterisë së telefonit.
  3. Optimizimin e shfrytëzimit të kohës.
  4. Shfrytëzim më i mirë i hapsirës së ekranit tuaj.

 

Pas kërkesave tuaja të shumta më në fund Ummah e ka shtuar Widget-in për iOS. Tashmë do të mund të njoftoheni për kohën e mbetur të namazit të ardhshëm dhe kohën e namazeve të ditës aktuale në mënyrë shumë praktike.

Ndiq këta hapa për ta aktivizuar Widget-in:

  • Shkoni në të majtë nga pamja fillastare në ekranin tuaj.
  • Në fund të asaj pamje do ju shfaqe butoni “Edit”.
  • Pasi të klikoni, zgjidhni ikonen e Ummah-s dhe shtypeni butonin e gjelbër +.

 

Shpresojmë të jeni të kënaqur. 😊

 

Leave a Reply