Mburoja e muslimanit është ndër librat më të njohur, më të kërkuar e më praktik në mesin e muslimanëve, me duatë e të cilit mund të shërbeheni edhe përmes aplikacionit tonë. Ky libër i shërben çdo besimtari që ka dëshirë që të pajiset me cilësitë, që ka urdhëruar Allahu dhe i Dërguari i Tij.
Titulli i librit në gjuhën arabe “Hisnul Muslim” mga autori Seid el Kahtani ka kuptimin: “Mburojë shpirtërore dhe morale e muslimanit nga rreziqet që i dalin gjatë jetës së tij”. Këtu janë përfshirë shumica e lutjeve që i nevojiten besimtarit gjatë ditës dhe natës, duke përfshirë dhikrin dhe lutjet që e forcojnë lidhjen e tij me Allahun e Madhëruar, si dhe e ruajnë atë nga djajtë dhe nga xhinët.
‘Mburoja e muslimanit’ ka fituar një emër të madh anekënd botës dhe është ribotuar me dhjetëra herë, me miliona ekzemplarë. Është përkthyer në anglisht, urdu, frëngjisht e shumë gjuhë të tjera të botës, në mesin e tyre edhe në gjuhën shqipe.