Besimtarët janë gjithmonë të kujdesshëm që të gjejnë ushqim konform rregullave dhe standardeve ‘hallall’, veçanërisht kur udhëtojnë në vende të ndryshme të cilat nuk i njohin. Një sfidë po aq e vështirë sa falja e namazit në vendet (e banuara me jomuslimanë) ku nuk mund të gjejmë ndonjë xhami për t’u falur është edhe gjetja e ushqimit hallall.
Disa prej besimtarëve që udhëtojnë për qëllime të ndryshme (trajnime, biznes, pushim apo thjeshtë vizitë turistike) në vende të ndryshme, ndodhë që të ecin me kilometra në gjithë qytetin duke u futur nga një restorant në tjetrin, në kërkim të ndonjë vendi ku shërbehet ushqim hallall.
“Njeriu nuk mund te jete i devotshëm përderisa nuk e di nga e ka veshjen, ushqimin dhe pijen e tij.”
Ebu Mejmun Bin Mehrani
Cilat janë benifitet e përdorimit të ‘Vendet hallall’ (Halal Places)
- Ushqeheni hallall kudo që jeni
- Kurseni kohë dhe mund
- Ummah ju shfaqë në hartë restorantin apo vendin më të afërt ‘hallall’
- Ummah ju shfaqë rrugën më të shkurtë për të gjetur ushqim hallall nga vendndodhja juaj
- Ummah ju shfaqë listën e të gjitha vendeve hallall të qytetit dhe më gjerë, në mënyrë që të keni mundësi të udhqeheni pranë vendeve që keni planifikuar t’i vizitoni në udhëtim
Tipari ‘Vendet hallall’ ju mundëson ta gjeni shpejtë vendin më të afërt hallall dhe të ushqeheni pa u brengosur dhe pa u lodhur duke ecur shumë në këmbë në kërkim të ushqimit hallall.
” hani atë që është e lejuar dhe e mirë dhe bëni vepra të mira “ – (Mu’minun, 51)
E tëra që duhet të bëni është që të klikoni te ‘Vendet hallall’ brenda kutisë së veglave, ta lëshoni venddodhjen në telefonin tuaj dhe të shkoni në vendin hallall më të afërt që Ummah do ta gjejë për ju.
“O ju që besuat, hani nga të mirat që ua kemi dhënë “ – (Bekare, 172)
*Sqarim: Lista e vendeve hallall merret nga regjistrimi i bizneseve në Google. Nëse dikush e keqpërdor termin ‘Hallall’ gjatë regjistrimit të biznesit në Google, kjo nuk është në kompetencën tonë.