Fotografo më bukur

Këtu janë disa udhëzime që ju ndihmojnë t’i fotografoni produktet tuaja në mënyren më të mirë.

Produkti duhet të shihet në tërësi dhe mundohuni që fotografia të jetë sa më artistike.

Kur synohet të shitet produkti nuk është mirë të fotografohet gjysmak -

Mundohuni që ambienti të ketë ndriqim dhe kompozim që produkti të ruaj ngjyrat origjinale!

Produkti nuk duket mjaftushëm tërheqës nëse fotografia shkrepet me BLIC -

Fotografia duhet me qenë sa më e theksuar dhe gjithashtu, simetria - harmonia mes dy gjysmave është gjithmonë e këndshme për syrin.

Produkti që fotografohet i pa detajuar dmth (trubullt) nuk tërheq vëmendje -

Kontrasti mes ngjyrave jep harmoni dhe pse jo, të vendosen objekte kontraste në afërsi të produktit, e bën fotografinë shumë tërheqëse!

Mundohuni të evitoni ngjashmërinë e ngjyrave mes produktit dhe prapavisë! -

Lëreni produktin të notojë në prapavijë të pastër e të thjeshtë. Le të jetë fokusi mbi të.

Fotografia me rrëmujë ne prapavijë ndikon negativisht në shitje të produktit.