Fotot dhe Përshkrimi
Në mënyrë që t’i shisni produktet tuaja në mënyrë efektive, ne ju ofrojmë mundësinë e shtimit të disa imazheve që blerësit ti shohin dhe vlerësojnë. Po ashtu, ne ju mundësojmë të shkruani një përshkrim i cili duhet të jetë i saktë në linjë me atë çfarë përmban imazhi. Besimi juaj është shumë i rëndësishëm për ne, andaj duam që prezenca juaj për të blerë dhe shitur të jetë e shpeshtë.
Ofertat e Produktit
Ju praktikisht mund të gjeni pothuajse çdo gjë përmes Appit Ummah, përfshirë rroba, bizhuteri, aksesorë për telefonë e shumë gjëra tjera. Eksplorimi i të gjithave kërkon vetëm angazhimin e gishtave në telefonin tuaj. Përmes Ummah, ju mund të bleni dhe shisni gjërat që më nuk i dëshironi dhe t’i ofroni direkt tek shitësi.
Informacione rreth Shitësit
Ne dëshirojmë që ju të bëni tregti me besim të lartë në Ummah. Për produkte dhe kategori të caktuara, Ummah e obligon kontrollimin manual të profilit të shitësve dhe blerësve. Sapo të aprovohet nga Ummah, ju mund të filloni të shisni dhe bleni menjëherë.
Notat dhe Vlerësimet
Konsumatorët mund t’i vlerësojnë dhe të japin komentet e tyre rreth produktit. Ne inkurajojmë vlerësime të sinqerta për produktet në Ummah. Vlerësimet do ua lehtësojnë punën blerësve, dhe rrjedhimisht shitësve të mirëfillt. Komentet që janë puro reklamuese për produkte të caktuara nuk do ju ndihmojnë muslimanëve. Ta keni në mendje këtë përderisa e përdorni platformën tonë,
Biseda Private
Ummah ofron bisedë direkte ndihmuese për një eksperiencë sa më të mirë. “Chat-i” – direkt është i sigurtë, privat dhe konfidencial. Bisedo direkt me shitësit dhe blerësit rreth produkteve që ju interesojnë.
Komentet e Njerëzve
Ummah u mundëson blerësve që të vendosin komente në fotot e produkteve. Tjerët konsumatorë mund t’i shohin komentet tuaja. Sapo ta dërgosh ofertën, ju mund të rregulloni detajet e pagesës dhe transportimit të produktit përmes App-it në mënyrë private. Lehtësisht dhe me siguri të lartë!